Në shkollën “Pjetër Bogdani”, ka votuar kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga AKR-ja Gëzim Mehmeti, raporton Ekonomia Online.
Ai iu ma bërë thirrje qytetarëve që masovikisht të dalin dhe votojnë.
“E shfrytëzova të drejtën legjitime për të votuar i lus qytetarët që të dalin masovikisht dhe ta kenë një zgjidhje që të jetë zëri i tyre që ti zgjidhin problemet e qytetit”.
Në këto zgjedhje konkurrojnë 94 subjekte politike, ku 32 prej tyre janë Parti politike, një koalicion, 35 iniciativa qytetare, e 26 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve që kanë aplikuar në këto zgjedhje është 4.920, ku 165 prej tyre do të jenë kandidatë për kryetarë komunash.
Zgjedhje zhvillohen në 38 komuna përfshirë edhe ato në veriun e vendit të banuar me shumicë serbe.
Numri i qendrave të votimit në të gjithë Kosovën është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 qendra votimi.