Meloni takohet me Rubion

Prishtinë | 08 Maj 2026 | 14:52 | Nga Ekonomia Online

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është takuar me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, në një moment tensioni për dy vendet pas kritikave të shumta nga shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump.

Në fokus të diskutimeve janë lufta në Gjirin Persik, agresioni rus në Ukrainë tarifat amerikane mbi mallrat evropiane dhe perspektivën e Kubës, të cilën Uashingtoni po kërkon ta izolojë si diplomatikisht ashtu edhe ekonomikisht.

Marco Rubio ndodhet në Romë për një udhëtim dy-ditor. Ai zhvilloi një takim me Papa Leonin XIV për të “për të kultivuar marrëdhënie të mira dypalëshe midis Selisë së Shenjtë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, deklaroi Vatikani.

Të ngjashme