Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka qëndruar në Prizren, ku ka thënë se qeverisja e kësaj partie në kryeqytetin historik të Kosovës, është një histori e shquar e besimit të ndërsjellë dhe punës së mirë e të përbashkët me qytetarët për zhvillimin e qytetit.
Krasniqi është shprehur se të dielën do t’i vijë fundi keqqeverisjes në Prizren, raporton Ekonomia Online.
“Fitorja jonë në Prizren, është fitore e zhvillimit mbi degradimin, fitore e progresit mbi stagnimin, fitore e transparencës mbi korrupsionin e keqpërdorimin. Është fitore e shpresës dhe rikthimit tonë të fuqishëm, që nisë këtu e shtrohet në mbarë Kosovën”.
Lideri i PDK-së thotë se të dielën, të gjithë qytetarët e Prizrenit, do të bashkohen, pa dallim, për numrin e fitores 177, për PDK-në, për Shaqir Totajn kryetar.