Menaxhmenti i “Ekohigjienës” akuzon Komunën e Gjilanit për fushatë

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 11:14 | Nga

Kryesues i Komisionit Komunal i Aksionarëve të “Ekohigjienës”, Xhelal Jetishi, dy ditë më parë ka deklaruar se kjo ndërmarrje ka bilanc negativ financiar dhe se kontrata e nënshkruar në mes partnerit publik dhe privat ka humbur efektin shkaku i mospërmbushjes.

“Vetëm në aspektin e investimeve partneri privat ka investuar deri më tani 573 mijë e 774 euro, kurse kompania regjionale e mbeturinave “Higjiena” ka investuar 880 mijë e 98 euro. Partneri privat në këtë aspekt ka vepruar sikur të kishte 39 për qind të aksioneve e jo 51 për qind”, ka deklaruar Jetishi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, të dhënat financiare të kompanisë tregojnë se ka më shumë shpenzime sesa të hyra.

“Bilancet janë të tilla që menaxhmenti ka bërë më shumë shpenzime sesa të hyra në këtë kompani. Shpenzimet për paga të punëtorëve janë mbi 700 mijë euro, marketing mbi 10 mijë euro, shpenzime administrative mbi 55 mijë euro, pagesa për ekspert të jashtëm mbi 36 mijë euro, mirëmbajtje rreth 45 mijë euro dhe dhjetëra mijëra euro të tjera të shpenzuara, ku shpenzimet në këtë kompani arrijnë në mbi 1 milion 200 mijë euro. Kur i shtohen kësaj borxhet ndaj ATK-së, furnitorëve, deponisë, pagave të punëtorëve dalin gjithashtu borxhe marramendëse. Kurse kjo ndërmarrje ende faturon vetëm rreth 11 mijë klientë në Gjilan”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme