Molliqaj për raportin e “Reporterëve pa Kufij”: Partia në pushtet sponsorizon ligje që duan kontrollim të mediave

Prishtinë | 03 Maj 2024 | 18:04 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj ka komentuar raportin e fundit të “Reporterëve pa Kufij” ku Kosova ka rënë 19 pozita më poshtë për vitin 2024, sa i përket lirisë së mediave.

“Pushteti sulmon mediat në çdo komunikim publik. Pushteti nuk del në intervista. Është i mbyllur. Nuk komunikon. Pastaj ankohet për informimin e mediave. Pushteti nuk kthen përgjigje në pyetje. Ministrat iu ikin pyetjeve. Sigurimi i largon gazetarët”, thotë Molliqaj.

“Partia në pushtet sponsorizon ligje që duan kontrollim të mediave. Ministritë u japin subvencione pseudogazetarëve. Qeveria sponsorizon fakenews përmes profileve fallce”, ka shkruar tutje i pari i PSD-së.

Të ngjashme