Menaxheri i njohur Jorge Mendes, beson se Cristiano Ronaldo e ka përmirësuar shumë Juventusin dhe do të fitojë ‘Topin e Artë’ këtë vit.
Ronaldo ka filluar të fitojë formën pas ardhjes te Juventusi për 112 milionë euro nga Real Madridi.
Sulmuesi ka shënuar gola dhe ka asistuar disa herë, ndërsa është në garë për Topit të Artë, që do të ishte i gjashti nëse e fiton.
“Unë mendoj se Ronaldo do të fitojë Topin e Artë këtë vit”.
“Ai është duke bërë mirë, ai është më i miri i këtij brezi dhe në historinë e futbollit”.
“Sipas mendimit tim, mjafton të shohim se çfarë kanë qenë Real Madridi dhe çfarë janë tani, pa Cristianon”.
“E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Juventusin, i cili është përmirësuar shumë”, deklaroi menaxheri i lojtarit.