Mendova se transferimi i Ronaldos te Juve ishte i pamundur

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 10:56 | Nga

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini kishte menduar se transferimi i Cristiano Ronaldos te gjigandi torinez ishte i pamundur, transmeton zeri.info

Italiani kishte dyshuar në nënshkrimin e Ronaldos me Juventusin në kohën kir kishin dalë thashethemet e para për këtë transferim.

Ronaldo u stërvit për herë të parë me Juven të hënën pas nënshkrimit me klubin italian, i cili i pagoi Real Madridit 112 milionë euro për shërbimet e yllit portugez.

“(Herën e parë që dëgjova për Ronaldon) Iu thashë shokëve të mi, ‘jo, është e pamundur’”, deklaroi Chiellini.

“Pas një ditë, mendova ndoshta është e mundshme. Me trajnerin tonë, drejtorin tonë, kjo është realitet. Juventusi është duke u rritur, vit pas viti dhe ne kemi nevojë për kampionë si Cristiano”, shtoi ai.

“Ne jemi të emocionuar, ne jemi gati që të punojmë me të, i gjithë klubi, lojtarët, menaxheri i marketingut, drejtori, janë të gatshëm që të përmirësohen me Cristianon dhe shpresojmë që ai të na ndihmojë të arrijmë objektivin tonë”, u shpreh italiani.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme