Mënyra e re për dorëzimin e kuponëve fiskalë

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 08:28 | Nga

Projektit të Administratës Tatimore të Kosovës me kuponë fiskal për qytetarët duket se i ka ardhur koha e fundit që të ndryshojë. Ky projekt pas një muaji do të kaloi në një platformë të re të kampanjës.
Në një përgjigje për Indeksonline, zëdhënësja e ATK-së, Valentina Bytyqi-Sefa ka treguar se forma e re e këtij projekti do të fillojë që nga muaji korrik i këtij viti.

Më tej, ajo ka thënë se kjo platformë e kampanjës me kuponë fiskal do të jetë më e favorshme për qytetarët.

“Në fakt ende nuk është zyrtarizuar kalimi në platformën e re të nxitjes së qytetarëve për të kërkuar kuponë fiskal. Por sipas planifikimeve që jemi duke i bërë, konsiderojmë se që nga muaji korrik i këtij viti, të kalojmë në platformën e re të kampanjës“, ka thënë Bytyqi-Sefa.

Në fund, ajo ka sqaruar se vazhdimi i mëtutjeshëm me formën aktuale është i pamundur, pasi që interesimi i qytetarëve është gjithnjë e në rritje.

Sipas saj për verifikimin e një numri shumë të madh të plikove duhet staf shtesë, po ashtu edhe mjete financiare.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme