Mercedes A-Class i ri nga Lorinser

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 10:33 | Nga Ekonomia Online

Pronarët e Mercedesit A-Class të ri tani në dispozicion kanë paketën “Green Series” për modifikim nga kompania Lorinser.

Lorinser për A-Classën e re ka zgjedhur set të ri të rrotave “RS8” me ngjyrë të gjelbër, “spoiler” të përparmë, mbrojtësi pasmë me “difuzer”, dekorimet “Lorinser” në pjesët anësore, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave, amortizatorët e modifikuar, pedalet nga alumini, tepihët e rinj, si dhe paketën për përforcimin e motorit, transmeton Koha.net.

Si bazë është marrë modeli A250 i cili është përforcuar nga 224 në 258 kuajfuqi.

Paketa “Green Series” e Lorinserit për këtë A-Class të ri është ofertë e kufizuar vetëm për 25 klientë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme