Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare zyrtarisht ka aderuar në Listën për familje, që udhëhiqet nga dy ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica.
Kjo u konfirmuar për mediat nga Eman Rrahmani.
“Po, Mërgim Mavraj do të jetë kandidat për deputet nga Lista për familjen”, tha Rrahmani.