Merita Koçinaj-Berisha emërohet prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në UP

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 12:49 | Nga

Prof. Asoc. Dr. Merita Koçinaj – Berisha është zgjedhur prorektore për bashkëpunim ndërkombëtar në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ky vendim është marrë në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, të mbajtur me datë 25/06/2018.

Prof. Asoc. Dr. Merita Koçinaj – Berisha është mësimdhënëse në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që nga viti 2002, ku aktualisht ligjëron lëndët Mjekësi Sociale dhe Statistikë Mjekësore.

Prof. Koçinaj – Berisha është autore dhe koautorë e disa punimeve shkencore, kumtesave dhe ligjërimeve të prezantuara dhe botuara në vend dhe në shtete të ndryshme të botës. Për më tepër informacione, konsultojeni CV-në e saj në këtë link.

Të ngjashme