Në vizionin e Macronit ndërkaq përfshihet kthimi i fondit ekzistues të ndihmës në Evropë, në një Fond Monetar Evropian (EMF), për të vepruar si ndihmesë në çdo krizë të ardhshme financiare në bllok.
Zyrtarët në Berlin dhe Paris kanë shprehur bindje më parë se ata do të kenë një qëndrim të përbashkët para mbajtjes së samitit të BE-së më 28-29 qershor.
Franca dhe Gjermania janë fuqi të domosdoshme në mënyrë që të arrihen reformat në BE.