Merkel thotë se ka përparim modest në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 07 Tet 2021 | 18:49 | Nga Ekonomia Online

Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi dhe vet se nuk e mbështeti dhënien e një date të caktuar vendeve të Ballkanit Perëndimor për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian. Ajo gjithashtu tha se zgjidhja e ngërçit Kosovë-Serbi nuk është i lehtë, por ka hapa të vegjël në drejtimin e duhur.

”Unë nuk e përkraha caktimin e date për pranimin e tyre në BE”, u shpreh kancelarja gjermane, pas Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Brno të Sllovenisë.

“Nuk besoj në data, besoj në premtime të mira. Kur kushtet të plotësohen, anëtarësimi mund të ndodhë”, u shpreh ajo.

Nga ana tjetër, Merkel e bëri të qartë se zgjidhja e ngërçit Kosovë-Serbi nuk është e lehtë, por sipas saj ka pasur përparim edhe pse modest.

“Nuk është e lehtë zgjidhja e këtij problemi, por janë bërë disa hapa të vegjël në drejtimin e duhur. Procesi i Berlinit ka pasur një efekt vërtet pozitiv në rajon. E, kjo duket kur shikoni gjashtë duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Projekti më i fundit dhe më i ri është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal. Jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për çdo detaj. Ne biseduam me Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën për kapërcimin e çështjeve dhe problemeve të pazgjidhura.

Në samitin e Sllovenisë, Bashkimi Evropian tregoi se dëshiron të riafirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por për këtë duhet bërë ende shumë. /tch

Të ngjashme