Kancelarja gjermane Angela Merkel ka nisur një vizitë zyrtare në Rusi duke u takuar me presidentin rus Vladimir Putin në qytetin rus të Soçit. Në qendër të bisedimeve të tyre janë shumë çështje ndërkombëtare. Të dy udhëheqësit diskutuan rreth marrëveshjes bërthamore iraniane, krizave ukrainase dhe siriane.
Situata në Ukrainë
Merkel ka kritikuar gjithashtu një shkelje në armëpushim në Ukrainën lindore gjatë natës përpara takimit të tyre në Soçi.
Të dy udhëheqësit thanë se marrëveshja e Minsk ishte “baza e vetme” për të arritur paqen në Ukrainën lindore dhe se puna duhet të vazhdojë në të ashtuquajturin formatin e “Normandisë” – duke përfshirë Gjermaninë, Francën, Rusinë dhe Ukrainën.
Merkel vuri në dukje një “shkelje të madhe” të armëpushimit në rajon gjatë natës.
Merkel theksoi se Ukraina duhet të mbetet një vend transit i gazit edhe pas hapjes së tubacionit Nord Stream 2, tha se Gjermania ishte “e gatshme të luante rolin e saj”.
Putin tha se gazi rus mund të rrjedhë ende në Ukrainë pas hapjes së “Nord Stream 2”: “Furnizimet do të vazhdojnë nëse ato janë ekonomikisht të qëndrueshme”, tha Putin
Marrëveshja e Iranit
“Ne shkëmbyem mendime mbi situatën e zhvilluar në lidhje me Planin e Përbashkët të Veprimit për zgjidhjen e programit bërthamor iranian pas braktisjes së njëanshme të SHBA-ve”, tha Putin në konferencën për shtyp pas takimit me Angela Merkel.
Kancelarja Merkel tha se marrëveshja bërthamore e Iranit ishte më e mirë se çdo marrëveshje të mëparshme.
“Tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore iraniane krijoi një situatë të vështirë”, tha Merkel.
“Kjo nuk është një marrëveshje e përkryer, por është më mirë se çdo marrëveshje”, tha Merkel për marrëveshjen e Iranit.
Siria
Duke folur për Sirinë, Putin tha se vendet evropiane duhet të ndihmojnë Sirinë që të rindërtohet nëse dëshirojnë që refugjatët të kthehen në vend.
Merkel tha se Gjermania ka një interes strategjik në marrëdhëniet e mira me Rusinë.
Çfarë u tha tjetër?
Putin i përshkroi bisedimet si “shumë të dobishme” për Rusinë, duke thënë se ata erdhën në një kohë interesante.
Merkel tha se “problemet e mëdha mund të zgjidhen vetëm nëse flitet intensivisht për këto tema ku kemi mendime të ndryshme”.