Merkeli këtë javë i nis diskutimet për largimin e masave të izolimit

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 10:16 | Nga Ekonomia Online

Figura të larta politike në Gjermania kanë filluar të debatojnë në lidhje me largimin e një pjese të kufizimeve që janë marrë kundër përhapjes së koronavirusit para takimit me kancelaren Merkel.

Të hënën, Merkeli dhe guvernatorët e 16 republikave pritet t’i marrin rekomandimet nga Akademia Kombëtare e Shkencave, për të cilat kancelarja ka thënë se do të peshojnë shumë në vlerësimin për lehtësimin e mundshëm të masave.

Kancelarja Merkel të martën do të diskutojë me kabinetin qeveritar në lidhje me rekomandimet e Akademisë së Shkencave. Të mërkurën, ajo do të mbajë një video-konferencë me guvernatorët e republikave për të diskutuar për mënyrën e largimit të mundshëm të masave të izolimit dhe trajtimin e recesionit që pritet të shkaktohet nga kjo situatë.

Këta hapa po shqyrtohen në kohën kur në Gjermani ka filluar të zvogëlohet numri i infektimeve dhe viktimave të reja në periudha njëditore, duke i mundësuar vendit gjendje më stabile se në Itali, Spanjë dhe Francë, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, ekonomia gjermane, e varur nga eksporti, është goditur rëndë nga pandemia dhe pritet të tkurret për 9.8 për qind gjatë çerekut të dytë të këtij viti. Kjo është rënia më e madhe që nga fillimi i regjistrimit të të dhënave në vitin 1970 dhe dyfish më shumë se në kohën e krizës financiare globale më 2009.

Kancelarja Merkel të martën do të diskutojë me kabinetin qeveritar në lidhje me rekomandimet e Akademisë së Shkencave. Të mërkurën, ajo do të mbajë një video-konferencë me guvernatorët e republikave për të diskutuar për mënyrën e largimit të mundshëm të masave të izolimit dhe trajtimin e recesionit që pritet të shkaktohet nga kjo situatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme