Merr vendim Qeveria, i jep 20 milionë euro hua Telekomit

Prishtinë | 16 Dhj 2022 | 09:56 | Nga Gzim Mujaj

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marr vendim që t’i jap hua 20 milionë euro Telekomit të Kosovës për riparim të infrastrukturës së kësaj ndërmarrje, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transferve Hekuran Murati tha se do të sigurohet që këto mjetet të shfrytëzohen për atë që janë dedikuara.

“Kërkesa është që të aprovohet një hua deri në 5 milionë euro, ndërsa pjesa e mbetur 15 milionë të trajtohet me buxhetin e vitit të ardhshëm”, ka thënë Murati.

Të ngjashme