“Merre me vete Cecen e sille në Himarë”- Vesa Luma i kundërvihet Zhaklinës

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Kur themi janë të shumtë personat që kanë reaguar pas deklaratës anti-shqiptare të Zhaklin Lekatarit se është e sigurt në Serbi se nuk ka shqipe, nuk e themi më kot.

Së fundmi një koment e ka edhe këngëtarja Vesa Luma e cila ka ripostuar në Instagram foton e Zhaklinës nga Serbia, duke shkruar me ironi:

“Aty rri Zhaku dhe mos harro, merre me veten Cecen e sille në Himarë”.

Prisni se nuk mbaron me kaq statusi i artistes. Vesa ka publikuar edhe një foto me bashkëshortin e saj, reperin Big Basta ku shihen të përqafuar.

Mbi foto ajo ka shkruar:

Ja edhe një përshëndetje për Zhakun e Zhaklinat e tjera (që shyqyr janë shumë pak) që vdesin për provokime të blera nga “skenarët” e njerëzve pa ide, kulturë e identitet. Çohu Big Basta t’i bëjmë edhe nja 7 a 8 Liana të vegjël.

Të ngjashme