Merre vaksinën, fito dhuratë – kështu po i nxit Hong Kongu qytetarët të vaksinohen

Prishtinë | 17 Qer 2021 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Si shumë të tjerë në Hong Kong, edhe Jason Chan nuk e kishte në plan që tani të vaksinohej kundër COVID-19.

Për profesionistin e financave dukej se nuk ishte diçka emergjente.

Por, Chan kishte ndryshuar mendje kur dëgjoi se një nga biznesmenët e qytetit po ofronte dhomë gjumi përmes një shorti.

Ditën kur u shpall shorti ai hyri në internet dhe bëri një rezervim për t’u vaksinuar, shkruan AP.

“Është një shans për të fituar një apartament falas”, arsyetoi ai.

Ai është një nga mijëra banorë të Hong Kongut që kanë nxituar të bëjnë termine për vaksinim pasi kompanitë private, të inkurajuara nga qeveria, njoftuan një mori dhuratash për banorët e vaksinuar, duke përfshirë mundësinë për të fituar shufra ari ose një Tesla të re.

Shpresa është që programet stimuluese t’i japin jetë programit të vaksinimit të Hong Kongut i cili filloi në shkurt, por ka qenë më i ngadaltë sesa pritej, pasi njerëzit hezitonin të vaksinoheshin për shkak të faktorëve të shumtë, përfshirë frikën e efekteve anësore serioze, mosbesimin ndaj qeverisë e të tjera.

Të ngjashme