Merret vendimi që të inspektohen kafenetë nga Policia e Kosovës dhe inspektorët sanitarë

Prishtinë | 17 Qer 2020 | 20:01 | Nga Ekonomia Online

Sot është marrë vendim nga Policia e Kosovës se këta të fundit, bashkë me inspektorët sanitarë, do të inspektojnë nëpër çdo kafene për të parë nëse po respektohen rregullat ndaj pandemisë së koronavirusit.

“Është marrë vendim që policia bashkë me inspektorët sanitar do të inspektojnë në cdo kafiteri për të parë nëse rregullat janë duke u respektuar si nga ana e pronarëve të lokaleve, ashtu edhe nga ana e personave që janë duke u shërbyer në kafiteri”, ka thënë Qalaj për Express.

Ky vendim erdhi si rezultat i rritjes së numrit të rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë.

E kjo për shkak se kohëve të fundit rregullat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHPK) nuk po respektohen, kryesisht nëpër kafene.

Të ngjashme