Sulmuesi belg Dries Mertens do të largohet nga skuadra e Napolit në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata, përcjellë “Corriere dello Sport” të hënën.
Mësohet se Mertens ka vendosur të largohet si lojtar i lirë nga ekipi italian, pasi ka refuzuar rinovimin, transmeton “Koha Ditore”. Mertens nuk ka mbetur i kënaqur me kushtet e ofruara në kontratën e re dhe për këtë arsye tashmë ka njoftuar klubin se do të jetë pjesë e tij deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
Belgu 32-vjeçar, është pjesë e Napolit prej vitit 2013 kurse këtë edicion ka shënuar pesë gola në gjashtë paraqitje në të gjitha garat. Ai karrierë ka bërë edhe te PSV Eindhoveni, Utrechti e Genti.
Mertens ka edhe 87 paraqitje e 18 gola të shënuara me Belgjikën.