Sulmuesi belg pritet ta vazhdojë kontratën me klubin aktual, Napoli edhe pse ka oferta nga Chelsea e Interi
Dries Mertens ua ka prishur llogaritë Chelseat dhe Interit.
Klubi anglez dhe ai italian synonin ta transferonin gjatë kësaj vere sulmuesin belg si lojtar të lirë pasi do t’i skadojë kontrata me Napolin.
Mirëpo, mediumi britanik “The Guardian” raporton se 33 vjeçari ka arritur marrëveshje të re me klubin aktual për një kontratë të re trevjeçare.
Besohet se Interi ia kishte ofruar një kontratë të majme sulmuesit të rrezikshëm, i cili megjithatë e ka shprehur dëshirën të qëndrojë në Napoli. /Gazeta Express/