Merz: Shqetësimi im më i madh është ndikimi i Rusisë në shoqëritë perëndimore

Prishtinë | 21 Tet 2026 | 19:44 | Nga Ekonomia Online

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka paralajmëruar se shqetësimi i tij më i madh aktualisht është ndikimi i Rusisë në shoqërinë gjermane dhe përpjekjet e Moskës për të destabilizuar shoqëritë perëndimore.

“Shqetësimi im më i madh për momentin nuk është ekonomia jonë, nuk është Bashkimi Evropian, nuk është Amerikan, nuk është Kina” – tha kancelari gjerman.

“Shqetësimi im më i madh është ndikimi i Rusisë në shoqërinë tonë dhe se si ata po ia dalin për t’i destabilizuar shoqëritë tona” – shtoi ai.

Duke folur në një intervistë për mediumin “Bloomberg”, Merz shprehu shqetësimin se shoqëritë evropiane po e nënvlerësojnë shkallën e ndikimit rus dhe përpjekjet e Moskës për të minuar rendin politik të kontinentit.

Sipas Merzit, synimet e presidentit rus, Vladimir Putin, shkojnë përtej mposhtjes së Ukrainës dhe përfshijnë edhe minimin e demokracisë në mbarë Evropën.

“Rusia është rrugës për ta destabilizuar tërë rendin politik të kontinentit tonë evropian” – paralajmëroi ai.

Paralajmërimet e kancelarit gjerman vijnë në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore vazhdojnë për shkak të luftës në Ukrainë dhe shqetësimeve për sigurinë evropiane.

Të ngjashme