Futbollistët shqiptarë nëpër Evropë po paraqiten me plot sukses.
Të luash në skuadra të njohura evropiane nuk është fare lehtë, por të lësh gjurmë në to është edhe më vështirë.
Por njëri nga mesfushorët më të mirë shqiptarë në botë, Hekuran Kryeziu po tregon se është lider i madh.
Së fundmi djaloshi ka marrë edhe shiritin e kapitenit tek skuadra e tij Luzern, e cila është ndër më të mëdhatë në Zvicër.
Kryeziu e barti shiritin e kapitenit në ndeshjen ndaj Baselit, ku skuadra e tij u mposht me rezultat 3-1.
Mediat zvicerane më saktësisht ato të Luzernit e kanë lavdëruar paraqitjen e Kryeziut në fushë si kapiten, duke e quajtur lider i lindur.