Mësimdhënësit e “Elena Gjikës” i bashkohen grevës, thonë se u detyruan

Prishtinë | 14 Jan 2019 | 09:53 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Edhe stafi i shkollës “Elena Gjika” i është bashkuar grevës së përgjithshme të arsimit, të kërkuar nga Sindikatat e Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) raporton Ekonomia Online.

Një ditë më parë përmes një njoftimi nga kjo shkollë dolën me qëndrim kundër grevës në arsim dhe thanë se në këtë shkollë procesi mësimor do të mbahet i rregullt.

Drejtori i kësaj shkolle, Betim Sylejmani, ka thënë se pas mbledhjes së mabjatur sot në ora 7 të mëngjesit kanë marrë vendim që t’i bashkohen grevës.

“Shkolla jonë ka marrë dy vendime. E para ka qenë që do të fillojmë mësimin sot, për arsye se mësimdhënësit nuk janë pjesë e SBAShK-ut dhe e dyta vendimi ka qenë që për shkak se janë humb dy javë mësimi për shkak të renovimit të shkollë,s por edhe nxënësit kanë humbur shumë”.

“Por natyrisht që edhe presionet e mësimdhënësve ka bërë që të mbahet një mbledhje e Këshillit sot në ora 7 dhe në atë mbledhje janë marrë dy vendime të reja, mësimdhënësit e ‘Elena Gjika’ kanë vendos t’i bashkohen SBAShK-ut dhe po ashtu mësimdhënësit kanë vendosur që t’i bashkohem grevës së përgjithshme”.

Ndërsa, është shprehur se greva do të duhej të ishte forma e fundit për të paraqitur pakënaqësitë e mësimdhënësve, një prej të cilave ai përmend si mundësi protestat para Qeverisë.

“Ish dashtë me gjetë forma të tjera. Formë tjetër është që mësimdhënësit, në të gjitha komunat të dalin dhe të protestojnë në mënyrë paqësore para Qeverisë, për ngritjen e koeficientit, për statusin e arsimtarëve të viteve 90-të. Të dy këto kërkesa janë legjitime, por përmes formave tjera, deri sa të shtjerren të gjitha mundësitë. Përndryshe, nëse SBAShK-u e ka anëtarësinë e plotë, dmth shumica e shkollave është në SBAShK, atëherë është vendim i përgjithshëm”.

Kadire Preniqi, kryetare e sindikatës së shkollës, ka thënë se ky vendim ka ardhur për shkak se janë ndjerë të detyruar nga institucionet përgjegjëse të arsimit.

Ndërsa ka thënë se do të ketë pasoja të dëmshme nga kjo grevë për shkollën “Elena Gjika”.

“Ne na mbështetën për muri dhe kërkesat tona janë shumë të arsyeshme. Të gjitha institucionet e larta që janë vendimmarrëse janë shumë mospërfillëse ndaj kërkesave të mësimdhënësve dhe ne jo që deshëm të hyjmë në grevë, por ata na detyruan që të hyjmë në grevë”.

Vendimi për grevë erdhi si pasojë e pakënaqësisë së mësimdhënësve kundrejt koeficientit të pagave.

Të ngjashme