Mësohen çiftet çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 12:28 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë tërheqjen e shortit për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll, raporton Ekonomia Online.

Çiftet e çerekfinales janë këto:

Fc Drenica-FC Gjilani

Fc Dukagjini-Fc Ballkani

FC Liria-FC Ferronikeli

FC Prishtina-FC Vushtrria

Drejtori i Klubit të FC Prishtina,  tha se Prishtina ka respekt për çdo kundërshtar.

Sipas tij, çdo kundërshtar qe luan më Prishtinën do të ketë tri herë motiv më shumë se kur luan me ekipe të tjera.

“Një short i lezetshëm, varet si e shohim nga një prizën tjetër. Prishtina ka respekt çdo kundërshtar shohim respekt për kundërshtarin. Nuk është përparësi, çdo kundërshtar qe luan me Prishtinën do të ketë tri here motivin më të madh se kur luan me klubet tjera”, tha ai.

Anëtari i Drenicës, Granit Hyseni,tha se shanset për të fituar ndaj Gjilanit janë 50-50.

“Nëse shortet para tyre kanë qenë më të lehta. Të gjitha ekipet mund të bëjnë ndryshime. Ku është shorti dhe ne do luajmë me Gjilanin vendas. Unë mendoj se gjasat janë 50-50 për ekipet”, tha ai

Arben Osmani, nga FC Ballkani, tha se kanë synim të bëjnë një lojë të mirë, pa dashur të komentojë kundërshtarin.

“Konsiderojmë të volitshme sikurse çdo loje deri më tani.  Do dalim në fushë me lojën tonë. Ballkani ka synim të bëjë lojë te mirë. Ndryshimet minimale jemi në koordinim me kryetrajnerin ku është nevoja. Janë spekulime mediale , për Kastiot Rexha edhe Arbër Prekazi nga Feronikeli”, tha ai

Ndeshjet e para çerekfinale do të zhvillohen me 8-9 shkurt.

Të ngjashme