Ekonomia Online
FUNDIT

Mësohen edhe katër skuadrat tjera që kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Mësohen edhe katër skuadrat tjera që kalojnë në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Janë zhvilluar edhe katër ndeshje të 1/8-tës në Kupën e Kosovës, ku janë mësuar emrat e skuadrave të kualifikuara. Pas Prishtinës, Drenicës dhe Llapit, kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës e kanë siguruar edhe katër skuadra tjera gjatë ditës së sotme. Feronikeli, A&N, Istogu dhe Trepça ’89 janë ekipet që kanë siguruar kalimin në […]

Janë zhvilluar edhe katër ndeshje të 1/8-tës në Kupën e Kosovës, ku janë mësuar emrat e skuadrave të kualifikuara.

Pas Prishtinës, Drenicës dhe Llapit, kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës e kanë siguruar edhe katër skuadra tjera gjatë ditës së sotme.

Feronikeli, A&N, Istogu dhe Trepça ’89 janë ekipet që kanë siguruar kalimin në çerekfinale, pasi fitoreve të arritura.

Befasia më e madhe e kësaj faze padyshim se ishte humbja e Gjilanit nga Istogu me rezultat 2-0.

Feronikeli fitoi minimalisht 1-0 derbin e Supërligës ndaj Arbërisë, ndërsa 89-shi e mposht thellë 4-0 Ferizajn.

A&N u tregua e fortë për Flamurtarin duke e mposhtur 1-0 dhe duke siguruar çerekfinalen e Kupës së Kosovës.

Nesër (e enjte) zhvillohet edhe takimi i fundit apo i tetë i kësaj faze, ku Dukagjini pret 2 Korrikun.

Të ngjashme