Mësohen emrat e dy serbëve të dyshuar për vrasjen e Ivanoviqit

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Dy personat të cilët janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës në lidhje me vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanovic, janë dy studentë serbë nga Mitrovica e Veriut.

Emrat e dy këtyre dy studenteve serbë që po dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e Ivanovicit, janë Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic.

Bëhet fjalë për studentët, Ivan Dimitrijevic, i lindur në Prokuplje me banim në Kursumlji, student në Mitrovicën e Veriut, studime master, shkruan Metro.

Kurse Milos Radosavljevic nga Prokuplja, po ashtu me banim në Kursumlji, është student në Fakultetin Teknik në Mitrovicën e Veriut, me banim të përkohshëm në qendrën studentore në Veri.

Agjencia Inteligjence e Serbisë (BIA) i ka marrë në pyetje Dimitrijevicin dhe Radosavljevic pasi kishte ndodhur vrasja e Ivanovicit, pasi këta ishin dorëzuar vet tek autoritet serbe për të sqaruar rastin.

Të gjitha këto i ka konfirmuar edhe president i Serbisë, Aleksandar Vucic, por ai të dy këta po i bënë si të pafajshëm dhe se prindërit e tyre janë shqetësuar për publikimin e fotove të tyre, madje ai ka ironizuar me këtë.

“Që ata në Prishtinë të mos mundohen të kërkojnë terroristë e vrasës, nuk bëhet fjalë për vrasës por studentët, Ivan Dimitrijevic dhe Milos Radosavljevic nga Prokuplje me banim në Kursumlji. Kjo tregon se me jo seriozitet i qasen gjithë kësaj”, ju tha gazetarëve Vucic në Beograd mbrëmë.

Kujtojmë se Policia e Kosovës dje publikoi foton e dy personave si të dyshuar për rastin e vrasjes së politikanit serb të vrarë në Mitrovicë, Oliver Ivanonvic, ku kërkohej ndihmë për identifikimin e tyre.

Të ngjashme