Mësohet identiteti i personit që mbeti i vrarë me armë zjarri në Prishtinë

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 19:01 | Nga Ekonomia Online

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Prishtinën pasditen e sotme.

Rreth orës 16:00, në rrugën “Muharrem Fejza”, në Lagjen e Spitalit, në Prishtinë si pasojë e të shtënëve me armë zjarri është vrarë një person dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmi.net, ka mësuar se i vrari është B. Mehmeti, rreth 40-vjeçar.

Ndërkaq të plagosurit janë babai me dy djemtë e tij.

Deri më tani Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona për këtë incident, ndërkaq zyrtarisht ende nuk dihen motivet e këtij rasti, por që dëshmitarët i kanë thënë lajmi.net, se deri te ky incident ka ardhur si pasojë e një konflikti pronësor. 

Të ngjashme