Banorët e komunës së Podujevës dhe rajonit të Llapit në përgjithësi nga rajonet e tjera të Kosovës llogaritën si konsumues në masë të madhe të çajit, apo siç thuhet ndër qytetarë “çajagji”.
Por sigurisht historia ka bërë që llapjanët ta marrin këtë epitet, ngase çajtorja e parë në qytetin e Podujevës është hapur para 100 viteve, transmeton PodujevaPRESS.
Lokalin e parë hotelier “Çajtoren” e hapi Ahmet Gjakovari në vitin 1915, dhe më vonë Kahriman Sogojeva.