Mbulimi i buzëve është shenjë e qartë që diçka po fsheh nga ju, andaj jeni e kujdesshme.
Sipas hulumtimit të ekspertit për gjuhën e trupit, gjatë bisedës shumëçka mund të lexoni nga lëvizjet e buzëve të tij!
Nëse kafshon buzët
I pëlqeni shumë dhe seksualisht e joshni. Nocioni i përtypjes lidhet me diçka që na është e shijshme, andaj ajo shenjë mund të identifikohet me dëshirën e tij për puthje të këndshme.
Nëse përdredh buzët
Bëhet gati të thotë diçka që nuk do t’ju pëlqejë, për shembull, që “jeni femër shumë e dashur, por që ai nuk është i gatshëm për lidhje serioze”, apo që vikendin e kaluar ju “ka tradhtuar pak”.
Apo, mbase, nuk është i gatshëm të thotë asgjë, por thjesht është i humbur psikikisht, përkatësisht mendon intensivisht për diçka krejtësisht tjetër.
Nëse buzëqesh dhe i rrudh buzët
Diçka fsheh nga ju, ka monotoni apo ka qëllime të këqija.
Nëse zgërdheshet
Mbase krijoni përshtypjen që po ju tall, mirëpo shkenca thotë që kur zgërdheshet ashtu, mashkulli pikërisht më me dëshirë do të qeshte, mirëpo juve akoma nuk ju njeh mirë dhe nuk ka vetëbesim të mjaftueshëm, andaj edhe zgërdheshet në mënyrë irrituese.
Nëse fsheh buzët
Diçka e bën nervoz – mbulimi i buzëve është shenjë e qartë që diçka po ju fsheh.