Messi është afër rinovimit të kontratës së re me Barcelonën. Ai do të jetë pjesë e Barcelonës deri në vitin 2021, derisa do të bëhet lojtari më i paguar në botë (22 milionë euro në sezon pa taksa). Messi do të nënshkruajë kontratën e re në korrik, kur të kthehet nga pushimet.
Lionel Messi është afër që të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën, që do ta mbajë atë në “Camp Nou” edhe katër vite me mundësi vazhdimi për një vit tjetër, raporton Goal transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi argjentinas, i cili të shtunën mbushi 30 vjet, është aktualisht në vendlindja me të dashurën Antonella Roccuzzo ku edhe do të martohen.
Marrëveshja është afër që të arrihet për rinovimin e kontratës, që i skadon në vitin 2018 dhe janë finalizuar detajet kryesore, kanë mbetur edhe disa tjera për t’i dhënë fund bisedimeve afatgjate.
Fituesi i pesë Topave të Artë do të nënshkruajë kontratën e re në korrik, kur të kthehet nga pushimet, që do ta mbajë atë në “Camp Nou” deri në vitin 2021 (atëherë do të jetë 34 vjeçar).
Messi, i cili ka fituar 30 tituj në 13 sezone me ekipin e parë te Barcelona dhe ka shënuar 507 gola për katalanasit, do të fitojë 22 milionë euro në sezon me kontratën e re, duke mos llogaritur këtu taksat – çka do të thotë se ai do të bëhet lojtari më i paguar në botë.