Messi e kishte mësuar anglishten për t’u larguar

Prishtinë | 01 Pri 2017 | 11:01 | Nga

Eksperti për transferimet e futbollistëve në Spanjë, Guillem Balague, i pyetur nëse do të largohet Messi nga Barcelona është shprehur se ai do të qëndrojë në Kataluni.

Sipas tij kjo ka ndodhur para një kohe dhe tani bisedimet janë të avancuara dhe ai do ta zgjasë qëndrimin e tij në vendin ku u bë i njohur.

“Besoj se diskutimet me klubin janë duke avancuar dhe mendoj se këto bisedime do të marrin shtytje të madhe në fund të prillit, kur fillojnë takimet e reja”.

“Ai do të qëndrojë. Ky është plani i tij dhe i familjes së tij, por ai e ka menduar largimin. Ai madje kishte filluar të mësonte gjuhën angleze”.

“Kemi kaluar në një periudhë ku Messi ka qenë më së afërmi për t’u larguar. Ai nuk e kishte këtë mendim më parë, por e ka konsideruar atë në sezonet e fundit”.

“Përfundimisht, siç Johan Cruyff thoshte, një ditë duhet të thuash po ose jo, dhe unë e ndjej se ai është i lumtur për të qëndruar në Barcelonë”, ka thënë Balague.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme