Lionel Messi është i bindur se Argjentina do ta mposhtë Katarin në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të Kupës së Amerikës, por shtoi se eliminimi në këtë fazë do të ishte një “çmenduri” për bardhekaltrit.
Lionel Messi e shënoi një penallti në pjesën e dytë të ndeshjes, mirëpo Argjentina mbetet në rrezik të eliminimit nga faza e grupeve të Kupës së Amerikës, pasi barazoi me rezultat 1:1 me Paraguain të mërkurën.
Barazimi bën që Argjentina ta ketë fituar pikën e parë në Grupin B, por ata mbeten në pozitën e fundit të grupit, prapa Kolumbisë, Paraguait dhe Katarit.
“Unë e shoh skuadrën të bindur se do të fitojmë ndeshjen e radhës. Ne duhet të vazhdojmë të përmirësohemi. Sinqerisht, është pak irrituese të mos e marrësh fitoren që na duhet për ta bërë hapin e radhës”, ka thënë Messi.
“E dinim se kjo do të ishte e vështirë, jemi ende në kërkim në grupin më të mirë, për paraqitjen më të mirë që mund të na ndihmojë të rritemi”.
“Në minutat e parë të ndeshjes, ne e menaxhuam lojën mirë. Pas golit, e prishëm pak. Në pjesën e dytë, dhamë gjithçka dhe e morëm barazimin. Skuadra është e lënduar nga kjo situatë sepse ne s’po arrijmë ta fitojnë një ndeshje dhe sot kjo ishte e rëndësishme”.
“E dimë që duhet ta fitojmë ndeshjet tjetër për t’u kualifikuar. E dimë se do të jemi duke luajtur për jetët tona. Do të ishte çmenduri të mos kualifikoheshin nga faza e grupeve, kur në praktikë kualifikohen nga tri skuadra prej secilit grup. Nuk kam asnjë dyshim që do të kualifikohemi”.
Skuadra e Lionel Scalonit kishte nevojë për fitore për të pasur më shumë gjasa të kualifikohet në fazën e 1/8 të finales, mirëpo tani ata kanë nevojë që përveç që ta fitojnë ndeshjen e tyre, edhe ndeshjet e tjera t’i shkojnë në favor.
Ata do të tentojnë ta mposhtin Katarin në ndeshjen e tyre të fundit të grupit, mirëpo kjo mund të jetë e mjaftueshme për t’u renditur në mesin e dy klubeve të para në grup. Megjithatë, Argjentina do të ketë mundësi të kualifikohet përmes rrugës tjetër, duke grumbulluar më së shumti pikë nga Kombëtaret që renditen në vendin e tretë në grupe. /