Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi do të filloj të hënën procesin e shërimit pas një lëndimi të kockave në krahun e tij të djathtë kundër Sevillas, transmeton Klan Kosova.
Ylli i Barcelonës kaloi të dielën në shtëpi me familjen e tij dhe ende ndjeu dhimbje të forta në zonën e prekur.
Messi nuk dëshiron të nxitojë kthimin e tij dhe në konsultim më stafin mjekësor të klubit është duke shikuar për kohën e kthimit të tij.
Fillimisht koha e shërimit të tij është thënë se do të jetë tre javë, megjithëse gjithçka do të varet nga rikuperimi i tij. Në ditët e ardhshme ai do t`i nënshtrohet testeve te mëtejshme për të përcaktuar shkallën e lëndimit të tij.
Sipas raporteve, Messi mund të bëjë rikthimin e tij të dielën më 11 nëntor kundër Real Betisit dhe gjithashtu është i vetëdijshëm se nëse gjithçka shkon shumë mirë, ai mund të luajë kundër Interit më 6 nëntor.
Ka mundësi që klubi të mos rrezikoj lojtarin e tyre kundër Real Betisit, në mënyrë që të jetë i gatshëm 100 për qind kundër Atletico Madridit pas pushimit për lojërat e kombëtareve.