Në një fazë, çdo futbollist duhet të tërhiqet nga sporti profesionist dhe kjo është një çështje që po e shqetëson Lionel Messin.
Superylli argjentinas ka mbushur 30 vjet në qershorin e vitit të kaluar dhe po futet në fazën e vonshme të karrierës, në drejtim të fatit të paevitueshëm që çdo sportist profesionist duhet të përballet.
Duke u paraqitur në emisionin “La Cornisa”, Messi ka thënë: “Të gjithë thonë se është shumë e vështirë dhe nuk kam dyshim për këtë. Është shumë e vështirë të mos e kesh rutinën e stërvitjes, lojës. Nuk e di se çfarë do të bëj apo ku do të jetoj. Do të pëlqeja të bëja çdo gjë që nuk kam mundur të bëj, por nuk e di nëse do të jetë në Barcelonë apo Rosario”, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Megjithëse është futur në 30-tat, Messi nuk po duket se po ngadalësohet. Ai po e udhëheq vijën ofensive të Barcelonës, ndërsa ka shënuar 25 gola në La Liga tashmë, të fundit e shënoi të dielën në fitoren 2:0 ndaj Atheltic Bilbaos. Ai po ashtu ka realizuar gjashtë gola në tetë paraqitje në Ligën e Kampionëve këtë stinor.
Messi është në rrugë që të fitojë për herë të gjashtë “Topin e Artë”, që do të ishte rekord, ndërsa po shpreson të udhëheqë Barcelonën drejt titullit të Ligës së Kampionëve.
Messi ka pranuar se i ka humbur paksa shpejtësia dhe tash është duke luajtur një rol tjetër te Barcelona.
Ai njëherësh tha se është i gatshëm të heqë dorë nga përfaqësuesja e Argjentinës nëse dështon të fitojë me të Botërorin këtë verë.