Mario Kempes mendon se Lionel Messi e di se s’mund të fitojë më në Barcelonë dhe e ka këshilluar gjashtë herë fituesin e Topit të Artë që të konsiderojë transferimin në Manchester City, Bayern Munich ose Paris Saint-Germain.
Kempes, fitues i Kupës së Botës 1978, mendon se ka mbaruar epoka e Leos nw “Camp Nou”.
Ai ka thënë për Sport Bild: “Messi ndihet jashtëzakonisht rehat në Barcelonë, por ai e kupton që shanset për të fituar Ligën e Kampionëve përsëri me Barçën janë të vogla”.
“Viteve të fundit, Barcelona është eliminuar gjithmonë para kohe për shkak të situatës financiare, klubi ka vështirësi të mëdha për të ndërtuar një ekip të ri të fortë”.
Kempes shtoi opsionet që Messi ka në dispozicion dhe duhet t’i kosniderojë: “Ai do të duhej të shkonte te Pep Guardiola [te Manchester City], Paris Saint-Germain ose FC Bayern. Këto klube ose kanë para ose lojtarë për sukses të madh”.