Tifozët në Camp Nou kanë parë nga afër shkëlqimin e Lionel Messit, ku shënoi golin e 99-të dhe 100-të në Ligën e Kampionëve në fitoren 3-0 ndaj Chelseat.
Ai ka folur për këtë arritje, ndërsa ka analizuar edhe ndeshjen.
“Jam i lumtur që kam arritur 100 gola në një garë kaq të bukur, por gjëja më e rëndësishme është që të ecim para, përballë një skuadre me lojtar shumë kualitativ”.
“Shënuan herët në këtë ndeshje të rëndësishme. Jam i lumtur se si ndodhi”.
“Ishte ndeshje e vështirë, por ne u treguam të fortë. Kur shënuan golin e tretë ishin të kualifikuar”.
Antonio Conte e lavdëroi shumë Messin në konferencë për shtyp, ndërsa argjentinasi e falënderoi për këtë.
“Nuk i kam dëgjuar, por nëse e ka thënë këtë e falënderoj për fjalët e mira”.
“Jam shumë i lumtur për këtë mbrëmje dhe arritjen në çerekfinale, që ishte gjëja që e dëshironim”.
Ndeshja e radhës për Messin dhe shokët e tij është kundër Bilbaos të dielën.