Messi tregon temperamentin dhe josportivitetin

Prishtinë | 25 Sht 2018 | 13:54 | Nga

Lionel Messi ka shfaqur temperamentin e tij në “Camp Nou” të dielën mbrëma, ndërsa ka debatuar me referin para se të refuzonte t’ia shtrinte dorën atij pas barazimit 2:2 me Gironën.

Kapiteni i Barcelonës ishte i zemëruar me arbitrin Jesus Gil Manzano pas përfundimit të ndeshjes, pasi referi në mënyrë diskutabile e përjashtoi me karton të kuq Clement Lengletin e Barcelonës në minutën e 35-të.

Messi, që shënoi golin e parë për Barcelonën, kërkoi një shpjegim se pse skuadra e tij u desh të luante një orë me një lojtar më pak në fushë, mirëpo referi nuk ishte në dispozicion të dëgjonte protestimet e yllit argjentinas, ndërsa ndeshja kishte përfunduar.

U desh një gol me kokë i Gerard Piques në mesin e pjesës së dytë për të evituar humbjen në shtëpi, pasi Barça kishte kaluar në disavantazh pas dy golave të Christian Stuanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme