Meta: BE le të na vendosë kushte për negociatat

Prishtinë | 16 Sht 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Pas përfundimit të ceremonisë së festimeve të 77 vjetorit të Konferencës së Pezës, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka cekur në veçanti temën e çeljes së negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin evropian.

Sipas tij, aktorët politikë duhet t’i kërkojnë BE-së të hapen negociatat pavarësisht problematikave.

“Antagonizmi politik e ka vonuar shumë procesin e integrimit, çdo akt i imi ka qenë në funksion të realizimit të këtij qëllimi”, u shpreh ai.

“Nëse do të ketë kushte do të ketë për çdo institucion dhe aKtor, që secili të mbajë përgjegjësi”, u shpreh Meta duke shtuar se nga këtu do të kuptohet se kush realisht është pengesë për procesin në fjalë, raporton Tch.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme