Kreu i shtetit Ilir Meta ndodhet në Berat, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së dhuratave për 100 nxënësit ekselentë.
Bashkë me Metën, në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe ambasadori i Japonisë.
“Të dashur miq, me një emocion të veçantë ndodhem sot në një nga qytetet më bukura të Shqipërisë, Beratin e një mbi një dritareve.
Bashkë me ambasadorin e Japonisë, mora pjesë në ceremoninë e ndarjes së dhuratave për 100 nxënësit ekselentë, të cilët i japin më shumë dritë shkëlqimit të këtij qyteti, pjesë e trashëgimisë botërore.”, -shkruan Meta në profilin e tij në Facebook.