Meta: Rama përgjegjësi kryesor për kaosin në Kakavijë

Prishtinë | 17 Gus 2020 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Në një dalje për mediat kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta bëri përgjegjës qeverinë shqiptare për situatën e rëndë që kaluan për 5 ditë qytetarët shqiptarë në pikën kufitare të Kakvijës.

Meta drejtoi gishtin drejt kryeministrit i cili njëkohësisht ka dhe detyrën e ministrit të jashtëm.

Cdo përpjekje për të fajësuar palën greke është gabim. Qeveria greke, e pala greke për të drejtët e një shtetasi shqiptar me kombësi greke bën detyrën e vet në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ne e dimë shumë mirë që ishte dhe është përgjegjësi e plotë e shtetit shqiptar, përfshi dhe presidentin. në mënyrë të vecantë e qeverisë kur kryeministri në një rast të tillë ka përgjegjësi të shumëfishtë.

E ka si kryeministër, dhe si ministër i jashtëm. Sepse është ai ministër i Jashtëm ende në detyrë dhe ka detyrë kushtetuese ndaj shtetasve shqiptarë.

Ne e dimë shumë mirë se kur është frekuenca më e lartë e qarkullimit të qytetarëve shqiptarë.”

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, Meta tha se qeveria gjen justifikime dhe e drejton gishtin nga ana tjerër e kufurit.

‘‘Ashtu siç ka ndodhur shpeshherë, Qeveria gjen justifikime duke e drejtuar gishtin nga ana tjetër e kufirit, ndërkohë që është përgjegjësia e saj parësore që të marrë masat dhe të kujdeset për shtetasit e saj. Çfarë infiormacioni dhe sqarimi u është dhënë njerëzve që lëvizin jashtë vendit, dhe në mënyrë të veçantë atyre për në Greqi. A ka patur ndonjë njoftim zyrtar nga MEPJ për kuotës e leje kalimit prej 750 vetsh në ditë. Përgjegjësia është vetëm e qeverisë shqiptare”.

Meta: Jam përpjekur për të bashkëpunuar me qeverinë

“Imediate është shëndeti i njerëzve. Është mungesa e përgjegjësisë për të dhënë ndihmesën e duhur për sektorin e shëndetësisë. Në këtë drejtim, edhe njëherë dua të theksoj se si President i Republikës, kam bërë çdo përpjeke për të bashkëpunuar sa më ngushtë me qeverinë dhe çdo institucion tjetër, që Covid-19 të ketë sa më pak kosto për qytetarët shqiptarë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme