Meta takohet me Presidentin e Izraelit

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është takuar me Presidentin e Izraelit, Reuven Rivlin.

Meta deklaroi që marrëdhëniet mes dy vendeve dhe popujve janë tradicionalisht të shkëlqyera dhe ato sipas tij meritojnë të forcohen më tej, në të gjitha fushat, për një të ardhme më të ndritur.

“Vizita e ardhshme e Presidentit Rivlin në Tiranë, do të japë një kontribut të vlefshëm në këtë drejtim”.

“Krenar që Shqipëria dhe Izraeli ndajnë të njëjtat vlera të paqes, lirisë dhe demokracisë, janë bashkërisht të angazhuara në luftën ndaj terrorizmit dhe antisemitizmit, për promovimin e tolerancës, bashkëjetesës dhe përkujtimit të Holokaustit”, ka shkruar Meta në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme