Meta takon homologun bullgar

Prishtinë | 22 Jan 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Gjatë qëndrimit në Izrael, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta pati një takim me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Kreu i shtetit shqiptar e falenderoi presidentin bullgar për solidaritetin dhe ndihmën e ofruar nga autoritetet bullgare pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Meta shprehu besimin se vizita e Presidentit Radev në Tiranë në javët e ardhshme do të konfimojë marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe popujve tanë.

Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë për integrimin euroatlantik të vendit tonë, duke nënvizuar se “besojmë fuqishëm në qëndrimin mbështetës të Bullgarisë për çeljen e negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në Samitin e Zagrebit, në maj të këtij viti”.

Meta dhe Radev u dakordësuan se nxitja e projekteve për Korridorin 8 duhet të jetë në qendër të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme