Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për festën e Kurban Bajramit.
Ai me anë të një mesazhi uroi për të gjithë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri.
“Urimet më të mira për të gjithë besimtarët dhe qytetarët shqiptarë kudo ndodhen, me rastin e kësaj feste të shenjtë dhe vëllazërore, që na fton në sakrifica për forcimin e solidaritetit mbarëkombëtar dhe kapërcimin e çdo pengese, që frenon ndërtimin e një Shqipërie plotësisht evropiane! Sa më shumë mirësi, mirëkuptim, paqe, begati dhe dashuri në familjet tuaja dhe mes njëri-tjetrit”, shkruan Meta.