Meta uron besimtarët myslimanë

Prishtinë | 11 Gus 2019 | 08:43 | Nga Ekonomia Online

Festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë ia ka uruar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.

Meta ka uruar për mirësi, mirëkuptim e dashuri për secilën familje.

Ai ka shkruajtur se kjo festë që vërteton harmoninë e bashkëjetesën tonë fetare, “uroj të na nxitë për më shumë tolerancë, dialog gjithpërfshirës dhe bashkëpunim, në mënyrë që të gjithë së bashku të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të begatë për brezat e rinj dhe një Shqipëri si gjithë Europa”.

“Dita simbol e sakrificës sublime në emër të vlerave më të mira njerëzore e hyjnore, na fton të ngrihemi mbi interesat personale, për të menduar më shumë për interesin e përbashkët kombëtar, për të shëruar njëherë e përgjithmonë plagët e thella të shoqërisë sonë, varfërinë, korrupsionin, polarizimin e tejskajshëm, arrogancën dhe padrejtësinë, për t’u përkujdesur e shtuar vëmendjen për fëmijët jetimë, të moshuarit, të vetmuarit dhe për të gjithë ata që luftojnë me vështirësi dhe me sëmundje”.

“Të bashkuar rreth vlerave më të mira njerëzore, hyjnore e kombëtare, rreth familjes e kombit ne do t’ia dalim, pavarësisht kostove e sfidave që kërkohen”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme