MF-ja publikon online të hyrat dhe shpenzimet e buxhetit të shtetit

Prishtinë | 03 Pri 2017 | 13:28 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me qëllim të rritjes së transparencës nga sot në ëeb faqen e Ministrisë së Financave do të jenë të publikuara të gjitha  operacionet financiare të Qeverisë së Kosovës”.

Ministri i Financave Avdullah Hoti tha se kjo është bërë me qëllim të rritjes së transparencës fiskale, raporton Ekonomia Online.

“Përmes këtij seksioni, ju si media, dhe qytetarët në përgjithësi, do të keni mundësinë e monitorimit të performancës fiskale të Qeverisë së Kosovës në baza mujore, dhe brenda një konteksti më të gjerë kohor”. tha ministri Hoti.

Ai bëri të ditur se ky përmirësim vjen si rezultat i një pune të gjatë të Departamentit të Thesarit në Ministrinë e Financave në bashkëpunim me Programin e Partneritetit për Zhvillim të USAID.

“Për më shumë, përmes këtyre të dhënave, do të ofrohen detaje të ndryshme  mbi Transaksionet buxhetore dhe ato për financim, mbi Transaksionet me ndarje të qartë ne mes të dy niveleve të qeverisjes: asaj lokale dhe qendrore, si dhe mbi Kategoritë më detaje ekonomike, si tek pranimet ashtu edhe tek shpenzimet”, shtoi ministri Hoti.”

Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur se transparenca e plotë duhet të jetë pro-aktive.

Nysret Koci, zyrtar në Ministrinë e Financave shpjegoi për mënyrën e përdorimit dhe qasjen në këtë raport.

“Nga aspekti i të dhënave ne i kemi konsoliduar në baza vjetore. Pastaj kemi edhe kategoritë ekonomike si dhe shihen lëvizjet e shpenzimeve, të hyrat tatimore dhe jo tatimore, tatimet direkte dhe indirekte janë gjithashtu në baza vjetore, pagesat të cilat janë financuar nga qeveria qendrore dhe lokale”, shpjegoi ai.

Ky raport përfshin të dhënat për të hyrat dhe pagesat e buxhetit të Kosovës për periudhën 2006 2016.

 

Të ngjashme