MFPT shpall ankandin e tretë të letrave me vlerë, më 13 mars 2024

Prishtinë | 06 Mar 2024 | 10:29 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 13 mars 2024 do të mbahet ankandi i tretë për vitin 2024. Në këtë ankand, do të emetohen Bono Thesari me maturitet 12 mujor në shumën prej 20 milionë euro.

Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (12 muaj) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ju lutem kontaktoni ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Të ngjashme