Michael Wood merr titullin “Doctoris Honoris Causa” nga Universiteti i Prishtinës

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 15:08 | Nga Ekonomia Online

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka dekoruar Sir Michael Wood me titullin “Doctoris Honoris Causa”.

Wood i kishte kishte udhëhequr ekipin ligjor të Kosovës para GjND-së në vitin 2010.

Wood gjatë ditës u prit nga kryeministri Kurti.

Wood ka shërbyer si këshilltar ligjor në Zyrën e Jashtme dhe të Comonwealthit të Mbretërisë së Bashkuar prej vitit 1999 deri më 2006. Në emër të Mbretërisë së Bashkuar, ai mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të Dejtonit dhe në Konferencën e Rambujesë në vitin 1999.

Të ngjashme