Talat Xhaferi e uzurpoi funksionin kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Do të ndërmarrim hapa serioz, siç janë protestat masovike në muajin maj, paralajmëroi kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski.
Për kryetarin e OBRM-PDUKM-së nuk ka dyshim se kreu i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi nuk e meriton postin sepse ai nuk është kryetar dinjitoz për të gjithë qytetarët e vendit. Pas votimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Mickoski paralajmëroi ngritje të interpelancës për kryetarin Talat Xhaferi.
“Ka shumë arsye për këtë veprim – mënyra në të cilën u bë shkelja e Rregullores, si u bë shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës për të miratuar këtë ligj jokushtetues dhe të pazbatueshëm. Hapi i dytë është ngritja e kallzimeve penale për të gjithë ata që ishin pjesëmarrës në këtë proces, por edhe për atë që e filloi këtë proces”, tha Mickoski, raporton Telegrafi.