Kërkesën e presidentit Hashim Thaçi, drejtuar Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale, përmes një amendamenti Kushtetues, po e cilëson si të panevojshme dhe lojë politike të Thaçit, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
Ai në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë amendamenti aktual lidhur me Gjykatën Speciale, përcakton mjaftë qartë se mandati i kësaj gjykate është pesë vite, dhe ndërpritet vetëm nëse ka një njoftim paraprakë nga Këshilli i Bashkimit Evropian.
Miftaraj ka thënë se do të ishte e pakuptimtë që mandati i kësaj gjykate të vazhdohet çdo pesë vite, kur rastet mund të jetë të papërfunduara.
“Amendamenti Kushtetues që është në fuqi lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale e ka përcaktuar mjaftë qartë se mandati i kësaj gjykate është pesë vjet, më përjashtim nëse nuk do të ketë një njoftim nga anë e Këshillit të Bashkimit Evropian, për përfundimin e mandatit të kësaj gjykate, që mund të përkthehet se mandati i Speciales vazhdon edhe pas pesë viteve nëse një njoftim i tillë nuk vjen. Mandati i Gjykatës Speciale vazhdohet në mënyrë automatike dhe nuk ka fare nevojë për një amendament shtesë nga ana e Kuvendit të Kosovës”.
“Nuk do të kishte logjikë që çdo pesë vite t’i vazhdohet mandati kësaj gjykate kur mund të jenë rastet në vazhdim e sipër. Në këtë kuptim kërkesën e presidentin Thaçi e shohë më shumë si një lojë politike të tij, por që nuk mund të ketë pasoja juridike lidhur me vazhdimin e mandatit të kësaj gjykate”, ka thënë ai, për ekonomia online.
Presidenti Hashim Thaçi, të hënë në mbrëmje përmes një video -mesazhi drejtuar qytetarëve ka bërë thirrje që Gjykatës Speciale t’i vazhdohet mandati.
Ndërsa, të martën me një shkresë zyrtare i është dërguar edhe Kuvendit.
“Ju lutem të ndërmerrni masa që këto amendamente në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit të adresohen për kontroll kushtetues para se amendamentet të vihen për aprovim në Kuvend”, thuhet nder te tjera në kërkesën e Presidentit.
Gjykata Speciale më 24 qershor, kishte paralajmëruar ngritje e aktakuzave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të dy këta pjesë të UÇK-së. E Miftaraj thotë se aktualisht Gjykata Speciale është në flugun më të madh të punës së saj, dhe në javët në vazhdim mund të priten edhe aktakuzat e para.
Sipas tij, Kosova nuk guxon të ndërmarrë asnjë veprim që lidhet me pengimin e punës së kësaj gjykate.
“Çdo iniciativë qoftë nga individë apo deputetë, lider politikë apo institucional mund të jetë mesazh i keq për zotimet e Kosovës, karshi funksionalizimit të kësaj gjykate dhe besoj se edhe faktori ndërkombëtarë në ditën në vazhdim do të kërkojë nga të gjithë në Kosovës dhe mos të interferojnë në punë e kësaj gjykate apo të marrin veprime që pengojën punën e kësaj gjykate”, ka thënë Miftaraj./eo.